Shkencëtarët kanë analizuar se sa është gama e shqisës së nuhatjes e ndërlidhur me karakteristikat psikopatike në 79 vullnetarë të padënuar.
Së pari ata kanë zgjedhur detyrat në të cilat është dashur të ndjejnë dhe pastaj të qëllojnë aromat dhe më vonë i kanë krahasuar me rezultatet e psikotesteve të tyre.
“Rezultatet tona vërtetojnë që më të prirët ndaj sjelljes psikopate shpesh kanë edhe shqise më të dobësuar të nuhatjes dhe kjo është shumë e shpeshtë për të qenë rastësi”, ka thënë një nga autorët e studimit, Richard Stevenson.
Psikopatia është term i gjerë i cili ka të bëjë me çrregullimet serioze të personalitetit të cilat i karakterizon neuroza, sjellja antisociale dhe veprimet e orientuara hë kënaqësi egoiste.
Pjesa e përparme e trurit në masë të madhe është përgjegjëse për funksionimin siç është planifikimi, kontrolli i instinktit dhe sjellja: në harmoni me normat shoqërore.
Dëmtimet në ato zona rezultojnë edhe në dobësimin e shqisës së nuhatjes, shkruan Science Daily. /Telegrafi/