Site icon Telegrafi

Shqiptohen dënimet për përleshjen në Merdarë

Në vazhdim po ua përcjellim raportin e FFK-së pa e ndryshuar fare.

KF “HYSI” nga Podujeva, për lëshime në organizimin e ndeshjes (organizim i dobët – mos ndërmarrje e masave të duhura në sigurimin e lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit rival) së javës së ; XXIV-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Hysi – Prishtina, e zhvilluar në Merdarë (raportet e zyrtarëve)
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave. Kërkohen deklarata shtesë nga klubi i futbollit “Hysi” nga Podujeva lidhur me lëshimet në organizimin e dobët të ndeshjes së lartshënuar përfaqësuesi zyrtar i klubit për atë ndeshje . Afati 22.04.2013 (Rregullorja disiplinore neni 31)

BASHKIM SADIKU: Drejtor i klubit të futbollit “Hysi” nga Podujeva , pjesëmarrës në rrahjen e krijuar pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të, të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve e zhvilluar në Merdarë (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrave zyrtare në klub lidhur më ndeshjet e futbollit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Bashkim Sadiku, afati 22.04.2013 (Rregullorja disiplinore neni 31).

YLL PREKOPUCA: lojtar i klubit të futbollit “Hysi” nga Podujeva me numër të librezës dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 24, i identifikuar si iniciues kryesor në rrahjen e krijuar pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Hysi – Prishtina, e zhvilluar në Merdarë (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje në të gjitha ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Yll Prekopuca, afati 22.04.2013 (Rregullorja disiplinore neni 31).

ARIANIT KRASNIQI: Fizioterapeut i klubit të futbollit “Hysi” nga Podujeva i paraqitur në raportet e zyrtarëve si pjesëmarrës direkt në rrahjen e krijuar (goditje e lojtarëve mysafirë) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Hysi – Prishtina, e zhvilluar në Merdarë (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub, lidhur me ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës – deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Arianit Krasniqi, afati 22.04.2013 (Rregullorja disiplinore neni 31)

BEHAR MALIQI: Lojtar i klubit të futbollit “Prishtina” nga Prishtina me numër të librezës 11695 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, i identifikuar si iniciues kryesor për konfliktin e krijuar (sharje dhe fyerje me lojtarin numër 24 të klubit të futbollit “Hysi” si dhe drejtorin e po këtij klubi Bashkim Sadiku, si dhe pjesëmarrës në rrahjen e krijuar me publikun nikoqirë) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIV-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Hysi – Prishtina, e zhvilluar në Merdarë (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive).
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Behar Maliqi. Afati 22.04.2013 (Rregullorja disiplinore neni 31).

LIRIDON KUKAJ: Lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina me numër të librezës 1/798 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, i paraqitur nga zyrtaret si pjesëmarrës në rrahjen e krijuar pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, Hysi – Prishtina, e zhvilluar në Merdarë (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Liridon Kukaj. Afati 22.04.2013 (Rregullorja disiplinore neni 3). /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version