MPB njofton se dje ka kryer kontroll në të gjithë territorin e Maqedonisë për të sanksionuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, me çka janë shqiptuar 646 gjoba.
“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.03.2024) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 646 shoferë.
Prej tyre, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 14 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.
Në të njëjtën kohë, 300 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 346 jashtë vendbanimeve”, njoftojnë në MPB./Telegrafi/