Nga Ministria e Brendshme informojnë se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 540 shkelje të masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
“Gjatë ditës së djeshme (04/05.12.2020) në territorin e Republika e Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e makës mbrojtëse, janë regjistruar 540 shkelje”, thonë nga MPB.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me coronavirusin./Telegrafi/