Site icon Telegrafi

Shqiptohen 237 masa në Shkup, 69 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje kanë kryer kontrolle të intensifikuara në fushën e komunikacionit në të gjithë territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 237 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 237 masa, nga të cilat 69 masa për tejkalim të shpejtësisë, 18 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë shqiptuar 10 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq…”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version