Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (19.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 gjoba, 24 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 19 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 11 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.