MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 174 shkelje të rregullave të trafikut.
“Janë shqiptuar 26 masa për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të automjeteve pa patentë shoferi, 7 për kalim në semaforë të kuq.
Janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit, 6 për tejkalim të parregullt…”, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut./Telegrafi/