SPB Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 169 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 169 masa, nga të cilat 40 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 21 masa për rirregullim të kundërligjshëm të automjeteve.
Pesë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kalimin në semaforë të kuq, katër masa për kundërvajtje nga këmbësorët, tre masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit…”, thonë nga MPB./Telegrafi/