Site icon Telegrafi

Shqiptohen 154 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 154 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 25 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 6 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, dy dënime për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version