Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 153 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dy masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/