Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 147 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Gjashtë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për automjetet e paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/