SPB Shkup njofton se dje kanë kryer kontrollet intensive në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 141 masa.
“Janë shqiptuar 51 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 19 masa për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Tre masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, katër masa për kundërvajtje nga këmbësorët, tre masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve, tre për kalim në semafor të mbyllur”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/