Site icon Telegrafi

Shqiptohen 135 gjoba në komunikacion në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 135 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 masa, nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për kalim në semaforë të kuq, 13 masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version