Telegrafi

Shqiptohen 130 masa për tejkalimin e shpejtësisë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme më 1 maj ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë shqiptuar 130 gjoba.

Prej tyre 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në kohë të njëjtë, 53 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 77 jashtë vendbanimeve.