Site icon Telegrafi

Shqiptohen 130 masa në Shkup, tetë masa për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 130 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 masa, ndër të cilat tetë masa për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version