Site icon Telegrafi

Shqiptohen 116 masa në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (27.01.2024) me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me çka janë shqiptuar 116 masa.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 116 masa, nga të cilat 17 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për kalim në semaforë të kuq, tetë masa për përdorimin e celularit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së

Nga atje shtojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me kontrollet e intensifikuara në komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version