Site icon Telegrafi

Shqiptohen 107 masa në Shkup, 27 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (26.04.2023) kanë vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 107 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 107 masa, nga të cilat 27 masa për tjekalim të shpejtësisë, gjashtë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Tri masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për kalim në semaforë të kuq”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Exit mobile version