Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (09.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 104 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 104 masa, nga të cilat 18 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 29 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Janë shqiptuar 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për kalim në semaforë të kuq”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/