MPB njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (18.06.2024) policia ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit në territorin e Shkupit.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 masa, nga të cilat 14 masa për vozitje pa patentë shofer, dy masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 10 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thonë nga MPB./Telegrafi/