Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 100 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 masa, nga të cilat 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dhjetë masa për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thonë nga MPB./Telegrafi/