Site icon Telegrafi

Shqiptarja zhduket pa gjurmë në Zvicër, së fundmi ishte parë në një klinikë

Policia e Kantonit Zug ka bërë një shpallje kërkimi për një grua shqiptare nga ky regjion, e cila rezulton e humbur që nga 29 maji.

Sanije Aliti është parë së fundmi të hënën, më 29 maj rreth orës 9.15 në Klinikën Zugersee në Oberwil të kantonit Zug, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton albinfo.ch. Përmes këtij njoftimi kërkohet ndihma e qytetarëve për të gjetur gruan e humbur.

Ajo është 48 vjeçe, e gjatë rreth 1.60 cm, ka flokë të zeza, të gjata, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip.

Kishte të veshur një bluzë me ngjyrë të errët, një xhaketë (blazer) të zi, të shkurtë dhe atlete të zeza.

Të gjithë ata që kanë informata lidhur me vendqëndrimin e saj, janë të lutur nga Policia e Zug-ut që të njoftojnë atë ose cilindo stacion tjetër të policisë. Tel: 041 728 41 41

Exit mobile version