Oficerja e New Yorkut, Vera Mekuli e cila i bëri twerk shefit të saj në një festë për Krishtlindje dhjetorin e kaluar, ka pozuar për herë të parë me uniformën e policisë, NYPD, që kur ndodhi i gjithë rasti.
Shqiptarja, ka grumbulluar 35 mijë ndjekës në Instagram që nga fillimi i vitit, pasi videoja ku shihet duke bërë twerk u bë gjerësisht virale.
Siç raportohet, 27-vjeçarja ka grumbulluar një bazë të madhe fansash pavarësisht se rrallë herë publikon përmbajtje.
Çdo mister nëse Mekuli ishte larguar nga forca, vullnetarisht apo ndryshe, u shua të mërkurën kur ajo postoi në Instagram dy fotografi të saj me uniformën e policisë.
“Prisni një minutë, menduat se kam mbaruar?”, shkroi ajo në postim.
Me mbi 6,000 pëlqime, më shumë se çdo nga 15 postimet e saj të mëparshme, duket se fotot kanë pasur goditje te ndjekësit e saj.
“Mund të më mbyllni në secilën ditë të javës”, shkroi një admirues.
Një tjetër shkroi: “Dukesh fantastike në uniformë”.
Megjithatë nuk munguan as edhe kritikat.
Mekuli, u bë virale me vallëzimin e saj ekzotik, ku i bëri twerk në prehër, togerit Nick McGarry, i cili ishte i ulur në karrige në mes të një lokali më 16 dhjetor 2021.
Togeri i martuar u transferua më pas në një departament tjetër me efekt të menjëhershëm për t’u nisur një hetim. /Telegrafi/