Site icon Telegrafi

Shqiptarja Suzana Shkreli synon Kongresin Amerikan

Shqiptarja Suzana Shkreli e cila ushtron detyrën e prokurores në Macomb në Departamentin për mbrojtjen e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara, i është futur garës për kandidate të Kongresit Amerikan.

Ajo së fundmi ka postuar në ueb-faqen suzannaforcongress.com, në të cilën zotohet se do të bëjë gjithçka që sundimi i ligjit të mbizotëroj, se si çdo ditë lufton dhe merr vendime të rëndësishme për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi seksual dhe dhuna, transmeton Telegrafi.

Suzana me krenari ka folur për rrënjët e saj dhe prindërit shqiptarë, të cilët emigruan në Shtetet e Bashkuara, dhe faktin se si punuan shumë dhe me nder që ajo, motra dhe vëllezërit e saj të kanë një arsimim sa më të mirë.

Ajo zotohet se nëse arrin të futet në Kongres do të kryej krijoj vende pune, përmirësim të sistemit edukativ, do të bëjë gjithçka që armët të qëndrojnë sa më larg duarve të terroristëve.

Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version