Site icon Telegrafi

Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale – nisin punësimet e para

Jonathan Lachman, kreu i mëparshëm i projekteve speciale në OpenAI, u largua kohët e fundit për t’iu bashkuar një laboratori të ri kërkimor të Inteligjencës Artificiale të themeluar nga ish-ekzekutivi i kompanisë, Mira Murati.

Është punësimi i profilit të lartë që Murati ka bërë që kur u largua nga OpenAI në shtator të vitit të kaluar për të filluar sipërmarrjen e shumëpërfolur, e cila është e fokusuar në eksplorimin e të ashtuquajturës Inteligjencë e përgjithshme Artificiale.

Bëhet e ditur se deri tani Murati ka punësuar rreth 10 studiues dhe inxhinierë duke përfshirë punonjës nga OpenAI, Character AI dhe Google DeepMind.

Por, startupi i saj është ende në fazat e hershme – madje nuk ka as një emër.

Edhe pse Murati nuk ka deklaruar ende asgjë, një zëdhënës i OpenAl e ka konfirmuar largimin e Lachman, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Murati u largua nga OpenAI më pak se një vit pasi CEO Sam Altman u shkarkua papritur nga bordi i drejtorëve të kompanisë në fund të vitit 2023.

Në trazirat që pasuan, bordi emëroi shkurtimisht Muratin, e cila më pas shërbeu si shefi i teknologjisë së kompanisë, si CEO e përkohshme.

Kur Murati u largua nga kompania 10 muaj më vonë, ajo falënderoi Altman në letrën e saj të lamtumirës.

“Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend”, shkroi ajo në shënimin për punonjësit e OpenAI.

Ajo shtoi se “po largohej sepse dëshironte të krijonte kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj”.

Një muaj më vonë, u raportua se Mira po përpiqej të mblidhte mbi 100 milionë dollarë për të financuar një kompani të re misterioze. /Telegrafi/

Exit mobile version