Zana Ramadani është një shqiptare e cila jeton në Gjermani dhe ajo po i shpreh haptas pikëpamjet e veta përmes fotografive që po i shpërndan në internet.
Ajo shquhet për pikëpamjet e saja anti-islamiste, prandaj i ka ndarë disa sosh, të cilat i ka realizuar në një mënyrë që për shumë kënd nuk u mirëpritën, shkruan Infokusi.com
Duke pasur parasysh faktin që jetojmë në një shumicë myslimane, natyrisht që një gjest i tillë u vlerësua si fyes për komunitetin mysliman për faktin që ajo kishte shkruar në gjoksin e saj “Fuck You Islamism” dhe foton e ka realizuar në banjë.
Ajo po ashtu ka ironizuar edhe me rregullat e ISIS-it sa i përket virgjërisë. Në flamurin e ISIS-it shihen njolla gjaku menstrual.
Ndryshe, edhe kjo fotografi sikur edhe shumë paraqitje të saj, kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.