Telegrafi

Shqiptarja po bën emër në basketbollin norvegjez

Vlera Kelmendi është një prej shqiptareve që po bën emër në Norvegji. Ajo është 16 vjeçe dhe ka prejardhjen nga Prizreni ndërkaq familja e saj u shpërngul në Oslo të Norvegjisë shumë vite më parë.

Vlera ka filluar të merret me hendboll që nga mosha shtatëvjeçare në në Island në klubin e IR .Vlera në Oslo filloi stërvitjet në klubin e Hoybraten ku edhe aty dallohet si një nder lojtaret me te mira. Qe dy vite Vlera është pjese e ekipit te Ullern Basket 56ers qe është klubi me i mire në këtë shtet, transmeton prizrenpress.

Ekipi i saj U16 u shpall kampione e sivjetme e Norvegjisë, kuVlera tregoj suksese gjate tërë sezones dhe fal kësaj siguroi një vend në pesëshen më të mirë në grupmoshat e saj (ALL STAR ).

Trajneri i kombëtares së Norvegjisë, Ola Gravem Knutsen për U16 para një jave ka publikuar listën e ngushte me 12 lojtarë, ku pjesë e saj është edhe Vlera Kelmendi, e cila do të luaj rolin e fundorit organizativ

Kujtojmë se Vlera ishte edhe vjet pjesë e kombëtares së Norvegjisë U 15 që garuan në Kopenhag.