Site icon Telegrafi

Shqiptarja përfaqëson Danimarkën në Karate Championship

Ajo do të përfaqësojë Danimarkën. Ademi ka njoftuar për “Lajm” se në këtë turne do të marrin pjesë karateistet e lindura në vitin 1995 (18 vjeç) si dhe atë të lindura në vitet 1994, 1993, 1992 dhe 1991. “Unë kam të drejtë pjesëmarrje sepse jam e lindur në vitin 1995 dhe i kam 18 vjeç. Do të luftoj në kategorinë (55-60 kg). Në këtë konkurrim jemi gjithsej 14 femra. Ndryshe, jam e përgatitur mirë. Kam ushtruar 5 herë në javë. Çdo të martë dhe të enjte kam ushtruar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje edhe karate dhe atletikë”, ka deklaruar Edita për lajm.

Ndryshe, Edita Ademi me prejardhje është nga fshati Përshevcë i Komunës së Tetovës, por që prej vitesh jeton në Kopenhagen të Danimarkës. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version