Getta Beqa është kosovarja që ka arritur të dalë fituese në garën e “WPF European Championships”, në Budapest, në garën për titullin për ‘Fitness Physique’.
Në këtë garë kanë marrë pjesë shtetet evropiane, si Italia, Gjermania, Çekia, Shqipëria, ndërsa Getta ishte femra e pare kosovare që ka sfiduar këto shtete, raporton Indeksonline.
Vlen të theksohet se Getta është trajnere personale e shumë ‘VIP-ave’ në Kosovë, siç është Nora Istrefi, Dafina Zeqiri e Dhurata Dora.