Site icon Telegrafi

Shqiptarja në Itali ndërron jetë si pasojë e coronavirusit

Një grua shqiptare nga Durrësi, e cila jetonte në Itali, ka humbur jetën si pasojë e coronavirusit.

69-vjeçarja Shpresa R. humbi jetën ne spitalin e qytetit të Lodit, në afërsi të Milanos ku dhe jetonte.

Sipas familjarëve edhe bashkëshorti i saj ndodhet ne gjendje jo të mirë shëndetësore.

Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.

Numri i viktimave deri më tani në Itali si pasojë e coronavirusit është 19 mijë e 899. Akoma nuk është publikuar raporti i 24 orëve të fundit. Nuk dihet se sa shqiptarë kanë ndërruar jetë, pasi nuk ka një raport të mirëfilltë, raporton Top-Channel

Exit mobile version