Një vajzë që sipas dëshmitarëve është nga Tropoja hodhi makinën që po drejtonte, tip Audi RS 7 në lumin Valbonë.
Automjeti ishte me targa zvicerane dhe dëshmitarët shprehen se makina ishte e marrë me qira (leasing) dhe ka qenë vetë vajza e cila me dëshirën dhe ndërgjegjen e saj e ka futur në lumë për ta testuar.
Madje sipas informacioneve mësohet se makina ka qenë e marrë me qira nga një kompani dhe jo nga vetë vajza, shkruan JOQ.
Në vijim keni shumë foto nga vendngjarja si dhe videon e momentit kur makina e shtrenjtë nxirret nga lumi.