Spektakli “Grande Fratello” ka nisur edicionin e ri në shtator.
Spektakli i famshëm italian ka mirëpritur konkurrentë të shumtë e në mesin e tyre edhe një shqiptare (25 vjeçare), Heidi Baci.
Ajo kishte zbuluar se së bashku me familjen e saj janë zhvendosur prej vitesh dhe jetojnë në Pescara.
E njëjta vendosi që të largohej nga shtëpia e Big Brother pas episodit live, pasi i kishte ardhur befasi i ati.
Ai ishte i pakënaqur nga afërsia e së bijës me një konkurrent tjetër të quajtur, Massimiliano Varrese dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.
“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua”, ishin disa nga fjalët e babit për Heidin.
E në fund të këtij shou, Baci vendosi që të largohej nga shtëpia më e famshme në Itali.
Në klipin prezantues, bukuroshja shqiptare tregoi se punon si sipërmarrëse në sektorin detar.
E veç tjerash, përmendi se i pëlqejnë sfidat dhe rreziqet ndaj edhe kishte dashur të futej në një program të tillë. /Telegrafi/