Telegrafi

Shqiptarja që po arrin famë ndërkombëtare, Ilir Gashi publikon këngën e re “Extra Fr!es”

Foto: Ilira/YouTube

Këngëtarja shqiptare, e cila po bënë famë ndërkombëtare, Ilira Gashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Extra Fr!es” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit POP.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Ilira, Ferras Alqaisi, Joshua Allery, dhe Jaro Omar.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip tejet atraktiv, në të cilin këngëtarja shqiptare vjen me një performancë shumë interesante.

Ilira Gashi (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Në një klip plot ngjyra, ajo erdhi e freskët dhe mjaft atraktive për fansat, duke mos hezituar të tregojë linjat e saj.

Ilira përndryshe është shumë e fokusuar në punën për projektet e reja muzikore, në tentim për të arritur sa më lart në klasifikikim e top listave të huaja. /Telegrafi/