Pas suksesit të padiskutueshëm që pati me projektin e saj muzikor “Sweet but Psycho”, shqiptarja Ava Max ka sjell për fansat këngën e saj më të re.
“So am I” titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh është e para për vitin 2019.
Kënga është ritmike në sensin e baladës, gjersa është realizuar me një klip mjaft të veçantë.
Në videon e re muzikore, këngëtarja me prejardhja nga Shqipëria vjen me një performancë interesante, rrethuar nga shumë protagonistë që janë bërë pjesë e klipit të saj.
Ajo ka publikuar një pjesë të këngës edhe në rrjetin social Instagram, teksa është shprehur në mbishkrimin e saj, se këtë këngë ua dedikon fansave të saj, që ajo i quan “Avatars”.
Amanda Ava Koci është me prejardhje nga Saranda, por e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sweet but Psycho” është kënga më e suksesshme e saj, të cilën ajo e publikoi vitin e kaluar, dhe e ngjiti në majat e top listave britanike dhe amerikane.
Pritet që “So am I” të jetë vazhdimësi e suksesit të vrullshëm që ajo pati me projektin e saj muzikor të parafundit. /Telegrafi/