Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës, në zonën Rauoageroi, të Reykjavikut në Islandë.
Sipas medias islandeze, një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbahet në paraburgim deri të premten, ndërsa policia po heton ngjarjen.
Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua.
Fqinjët e tyre, të cilët kanë dëshmuar për policinë kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asgjë të pazakontë për të. /tch/