Telegrafi

Shqiptari i vrarë në Shkodër, emër i njohur për policinë

32-vjeçari Angjelin Shkami është viktima e fundit e shënuar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ai u ekzekutua me tre plumba në kokë, në afërsi të varrezave të “Stim Golemit”.

Paraprakisht mësohet se Shkami u gjet i pajetë në automjetin e tij. Makina kishte ndaluar pranë një dyqani lulesh, ndërsa dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje ka qenë në të njëjtën makinë me Shkamin.

I riu ishte një emër i dëgjuar për policinë e Shkodrës. Në prill të këtij viti 32-vjeçari ishte ndalua nga policia dhe ishte dënuar nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe ishte dënuar me “arrest me burg”.

Disa muaj më pas, gjatë apelimit të çështjes, dënimi i tij u ndryshua në “arrest shtëpie”.

Një prej pistave kryesore që po hetohen për gjetjen e autorëve mund të jetë ajo e prishjes së pazareve të drogës, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.