Telegrafi

Shqiptari i vogël poliglot, në Bibliotekën e Kongresit

Ilustrim

Ambasada amerikane ka publikuar foton e një fëmije shqiptar, që gjendet në arkivat e Bibliotekës së Kongresit.

Ky ishte djaloshi i punësuar te Kryqi i Kuq amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Por, nuk dihet saktësisht se cilit vit i përket fotoja.

“Data e panjohur. Ky djalë shqiptar flet pesë gjuhë të huaja. Ai është punësuar nga punonjësit e Kryqit të Kuq amerikan si përkthyes dhe lajmëtar. Djali nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë, por ka mësuar nga babai i tij, prefekt i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan në Kostandinopojë. (Biblioteka e Kongresit)”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë. /Telegrafi/