Telegrafi

Shqiptari vdes në një aksident, publikohen pamjet e frikshme pas përplasjes (Foto/Video)

Ka humbur jetën tragjikisht një shqiptar në Itali. Mediat italiane raportojnë se i riu 21-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shkruajnë se aksidenti i rëndë ndodhi në Monza në Itali.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me një automjet Volfswagen Polo, por ka dalë jashtë rrugës dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt, përcjellin mediat shqiptare.

Ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një italian.

Shqiptari mbeti shumë kohë i bllokuar në makinë dhe kur u dërgua në spital ai kishte ndërruar jetë.