Telegrafi

“Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë” – dalin pamjet nga thirrjet raciste kundër shqiptarëve në Krushevë (Video)

Gjatë shënimit të sotëm të “Ditës së Republikës” në Krushevë ku ka marrë pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov, disa pjesëmarrës kanë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

“Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë”, janë thirrjet që u dëgjuan në “Meçkin Kamen” në Krushevë, gjatë kohës kur delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë vendoste lule para përmendores së të vdekurve në Kryengritjen e Ilindenit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Thirrjet diskriminuese janë kapur edhe nga kamerat, ndërsa as këtë vit shënimi i Ditës së Republikës nuk ka kaluar pa thirrje politike dhe raciste.

Sjellja e disa nga të pranishmëve është dënuar menjëherë në rrjetet sociale si sjellje pa dinjitet./Telegrafi/