Telegrafi

Shqiptari vazhdon tu dhurojë pica falas policëve amerikanë në Texas

Shqiptarët ka vite që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po zhvillojnë bizneset e tyre.

Një prej tyre është edhe ferizajasi Mergim Lala, i cili ka mbi tre dekada që jeton dhe vepron në Houston të Texasit.

Ai udhëheq me sukses një biznes familjar të picerisë, “Brother’s Pizza”, i cili vlerësohet shumë nga komuniteti amerikan, por edhe policia e këtij vendi.

Lala ka vendos që gjatë ditës së sotme të qeras me pica uniformat e kaltra në shenjë të mirënjohjes për punën që bëjnë në “District 1”.

“Vazhdoni me punën e mirë në District 1. Komuniteti juaj ju vlerëson”, shkruan në llogarinë zyrtare të picerisë.

Ndryshe, piceria kohë pas kohe i shpërblen pjesëtarët e tjerë që shërbejnë në dobi të komunitetit, të tillë, si zjarrfikësit. /Telegrafi/

Keep up the good work District 1. Your community appreciates you.

Posted by Brother’s Pizza Express on Tuesday, April 13, 2021