Një 24-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë, dikur e dënuar për ushtrim prostitucioni, duke i kërkuar kësaj të fundit, që të bëhej prostitute e tij dhe të punonin së bashku.
I riu Jonader Bami, nga Lapraka e ka kanosur me jetë vajzën me inicialet R.C, madje në një rast ka tentuar ta rrëmbejë këtë të fundit me një taksi, duke e kapur për flokësh, por nuk ka mundur ta marrë atë me vete.
E trembur nga kjo situatë e pakëndshme, vajza i është drejtuar policisë së Tiranës, duke i pohuar oficerëve të kësaj të fundit se duhet ta ndihmonin për shkak se një person, kërkonte ta shfrytëzonte si prostitutë.
Gjithçka ka ndodhur më datë 8 korrik 2016 kallezuesja R.C ka bërë kallzim pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, duke denoncuar se i pandehuri Jonader (Jonadri) Bami prej një muaji e përndjek dhe shqetësohet prej tij.
Kallëzuesja ka patur njohje të mëparshme me të pandehurin, raporton Shqiptarja.com.
I pandehuri sipas kallëzueses i del përditë para shkallës së pallatit ku jeton dhe i kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale.
Ai në shumë raste i ka dalë përpara në rrugë e ka kapur për duarsh duke insistuar që ajo të shkojë në motel me të dhe më pas i ka kërkuar që të lidheshin bashkë për të bërë “punë të mëdha”. Për këto veprime ky i pandehur është dënuar pak ditë më parë, me 8 muaj nga gjykata e Tiranës.
Kallëzuesja ka qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni dhe duke ditur këtë fakt i pandehuri i ka kërkuar që të rifillojë përsëri të ushtrojë prostitucion në mbrojtjen e tij dhe fitimet t’i ndanin së bashku.
Në raste të veçanta i pandehuri e ka kërcënuar duke iu referuar fisit të tij dhe duke i thënë se do të punonte për llogari të tij.
Kallëzuesja në mënyrë të vazhdueshme e ka refuzuar këtë propozim, por i pandehuri Jonader (Jonadri) Bami ka insistuar madje dhe me kërcënime se ajo duhet të ushtronte prostitucion për të patjetër. Edhe në rastet kallëzuesja i ka thënë se do të bënte denoncim në polici.
Ndërkohë në datën 8 korrik 2016 kallëzuesja R.C ka dalë nga banesa rreth orës 11:00 dhe personi nën hetim i ka dalë përpara dhe ka tentuar ta hipë në një taksi por taksia nuk ka ndaluar.
Sipas kallëzueses, ai ka qenë i dehur me pije alkoolike dhe e ka kapur për flokësh duke e qëlluar dhe më pas i ka marrë telefonin nga dora të markës LG dhe është larguar. Pas kësaj ngjarjeje kallëzuesja është paraqitur pranë organeve të policisë duke bërë kallzimin ndaj personit në hetim.
Të ndodhur para këtyre fakteve, Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit te Policisë Nr.1 Tiranë kanë ndjekur dhe kanë kryer arrestimin e Jonader (Jonadri) Bami. Tashmë ky i fundit është dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim.