Site icon Telegrafi

Shqiptari i urryer tash përjashtohet edhe nga Twitteri

Martin Shkreli është ndër njerëzit më të urryer në botë, ndërsa të dielën është suspenduar edhe nga rrjeti social, Twitter.

Arsyeja është sjellja e tij e pahijshme ndaj gazetares Lauren Duca, redaktore e të përjavshmes Teen Vogue, transmeton KP.

Lexo po ashtu Shqiptari më i urryer në botë, tash mbështet Trumpin: Do të bëhem mbret i Shqipërisë

Më pas, Shkreli kishte ftuar Ducan që ta shoqëronte atë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, ftesë të cilën ajo e ka refuzuar kategorikisht.

“Më parë do t’i haja organet e mia”

Shqiptari u bë famëkeq në vitin 2015, kur në mënyrë të pamëshirshme ngriti çmimin e një ilaçi të përdorur nga pacientët me HIV.

Ai më vonë u akuzua për mashtrim duke përdorur rrjetet sociale për të tërhequr më shumë vëmendje.

Exit mobile version