Një shqiptar është vrasësi i Demir Hysenit që u ekzekutua mëngjesin e ditës së djeshme në Terni të Italisë.
Autori i dyshuar u kap pasditen e ditës së djeshme në Bari në tentativë për të hipur në traget për t’u arratisur drejt Shqipërisë.
“IlMessaggero” ka publikuar foton e viktimës dhe të autorit.
Personi me syze është shqiptari i arrestuar në Bari, shkruan javanews.al.
Ai quhet Kujtim Beli 60 vjeç, shkruan media italiane, ndërsa personi tjetër është 49-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë.
Muratori shqiptar Demir Hyseni u vra mëngjesin e djeshëm sapo hipi në makinë për të shkuar në punë.
Pas diskutimeve të ashpra që pati me autorin e dyshuar, ky i fundit e qëlloi disa herë me armë duke i shkaktuar vdekjen. Shkaqet e këtij krimi nuk dihen.