Telegrafi

Shqiptari thotë se do t’ia shkaktojë humbjen e parë liderit të Bundesligës

Amir Abrashi me skuadrën e tij Freiburg do të pres skuadrën e RB Leipzig ku do të tentojë t’ia shkaktojë humbjen e parë.

Nesër, në ora 20.30, lideri i Bundesligës, Leipzig do përballet me klubin e mesfushorit në formë shqiptar.

Ai është i bindur se skuadra e tij e di se si mposhtët kjo skuadër që ende nuk di për humbje në Bundesliga.

“Ne e dimë si të mposhtim Leipzigun. Ne e kemi arritur edhe sezonin e kaluar”.

“Por kjo nuk do thotë asgjë, nëse nuk përqendrohemi 100 për qind, të jemi agresiv në dyluftime dhe si klub të jemi kompakt”.

“Duhet të vrapojmë më tepër dhe të japim maksimumin. Nuk do isha i kënaqur me barazim, por vetëm me fitore”, ka thënë Abrashi. /Telegrafi/