Site icon Telegrafi

Shqiptari i Strellcit, vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit në Evropë

Një shqiptar rezulton mes emrave më të kërkuar nga policia në Evropë.

Ueb faqja “Eruomostwanted.eu”, në bashkëpunim me Policinë evropiane Europol, ka publikuar emrat dhe fotografitë e personave më të kërkuar, ku shfaqet edhe shtetasi Himë Lufaj.

Në njoftim thuhet se kushdo që jep informata mbi të shpërblehet me 10 mijë euro.

Himaj është nga Strellci i Deçanit dhe akuzohet se ka tentuar ta plaçkiste një lokal.

Ai ka lindur me 23 gusht të vitit 1987 dhe veprën kriminale e ka kryer në Vjenë në Austri në vitin 2006.

Policia ra në gjurmë të deçanasit në vitin 2009, mirëpo ai ia kishte dalë të t’u shpëtonte uniformave blu duke plagosur njërin prej tyre.

Exit mobile version