Telegrafi

Shqiptari “Spiderman”, ngjitet në një shtyllë për pak sekonda (Video)

Çdo njeri në fëmijërinë e tij është rritur duke parë filma me superheronj.

Një prej këtyre heronjve me fuqi të mbinatyrshme, që ka qenë idhull për shumë persona është dhe Njeriu merimangë (Spiderman).

Një person në Burrel, zotëron aftësitë e mahnitshme të njeriut merimangë.

Ai shihet në video teksa ngjitet pa pikën e problemit në një shtyllë të tensionit të lartë për pak sekonda.

Aftësitë e tij do i kishte zili dhe kompania që ka të drejtat ekskluzive të superheroit, shkruan jeta osh qef.

https://www.youtube.com/watch?v=Bwc37HyFKk8