Site icon Telegrafi

Shqiptari i shiste kokainë mbesës së Federica Mogherinit

Policia italiane ka bërë të mundur kapjen e 15 personave që trafikonin drogë, ndër ta edhe një shqiptar. Ngjarja është shënuar në rrugën Veneto, në Romë. Ky grup trafikantësh shpërndante drogë në një klientelë të shtresës më të mirë të shoqërisë, përfshirë biznesmenë, juristë, profesionistë dhe VIP-at.

Një ndër klientet e tyre ishte edhe Gaia Mogherini, vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësueses së Punëve të Jashtme për BE-në.

Hetimet e punonjësve të policisë kanë nisur dy vite më parë nga disa biseda telefonike.

Kokaina dhe hashashi vinte nga Spanja dhe Shqipëria. Rigers Duriçi. tregtari shqiptar i drogës kryente trafikun e lëndëve narkotike nëpërmjet Ballkanit me destinacion Italinë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Manuel Zumpano, menaxheri më i madh i organizatës së trafikut të drogës, i biri i Francesco Zumpano dhe nipi i Domenico Zumpano, tregtar i vjetër i drogës.

Vlera e drogës së shitur shkonte deri në 100 mijë euro në javë. /TV Klan/

Exit mobile version