Telegrafi

Shqiptari shënon për Malin e Zi pas asistimit të Jovetic (Video)

Fatos Beqiraj ka vazhduar me formën e mirë edhe në ndeshje me Danimarkën.

Ai ka arritur të shënojë gol në minutën e 32-të.

Sulmuesi pejan mori një pasim të bukur nga Stevan Jovetic dhe pas një gjuajtje me paraboll shënoi gol të bukur.

Mali e mbylli pjesën e parë me avantazh prej 1-0.

Ky është goli i dytë me Malin e Zi në këtë edicion.

Sulmuesi luan aktualisht në ligën e dytë ruse te skuadra e madhe Dinamo Moska. /Telegrafi/