Fatos Beqiraj ka vazhduar me formën e mirë edhe në ndeshje me Danimarkën.
Ai ka arritur të shënojë gol në minutën e 32-të.
Sulmuesi pejan mori një pasim të bukur nga Stevan Jovetic dhe pas një gjuajtje me paraboll shënoi gol të bukur.
Mali e mbylli pjesën e parë me avantazh prej 1-0.
Ky është goli i dytë me Malin e Zi në këtë edicion.
Sulmuesi luan aktualisht në ligën e dytë ruse te skuadra e madhe Dinamo Moska. /Telegrafi/