Telegrafi

Shqiptari i shënon gol kombëtares favorite për të triumfuar në EURO 2016 (Video)

Veton Berisha ka shënuar gol për Norvegjinë në ndeshjen miqësore kundër Belgjikës.

Sulmuesi i Greuther Furth, luajti nga fillimi i takimit në humbjen 3-2 kundër belgëve.

Berisha shënoi golin e dytë për norvegjezët, që kaluan në epërsi përkohësisht 2-1.

Për Norvegjinë u paraqit edhe vëllai tjetër Berisha, Valoni, nga minuta e 66-të.

Për Belgjikën shënuan Romelu Lukaku (3’), Eden Hazard (70’), Laurent Ciman (73’). /Telegrafi/