Veton Berisha ka shënuar gol për Norvegjinë në ndeshjen miqësore kundër Belgjikës.
Sulmuesi i Greuther Furth, luajti nga fillimi i takimit në humbjen 3-2 kundër belgëve.
Berisha shënoi golin e dytë për norvegjezët, që kaluan në epërsi përkohësisht 2-1.
Për Norvegjinë u paraqit edhe vëllai tjetër Berisha, Valoni, nga minuta e 66-të.
Për Belgjikën shënuan Romelu Lukaku (3’), Eden Hazard (70’), Laurent Ciman (73’). /Telegrafi/